Inzaghi mbi Messin e Ronaldon

Ish sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, sot trajner i skuadrës së juniorëve, ka deklaruar se bilanci i tij gjatë karrierës si futbollist aktiv, është më i mirë se ai i yjeve më të mëdhenj, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. “Në tri finale që kam zhvilluar në gara të rëndësishme ndërkombëtare në nivelin e klubeve, kam…

Sport

31/10/2013 17:43

Ish sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, sot trajner i skuadrës së juniorëve, ka deklaruar se bilanci i tij gjatë karrierës si futbollist aktiv, është më i mirë se ai i yjeve më të mëdhenj, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Në tri finale që kam zhvilluar në gara të rëndësishme ndërkombëtare në nivelin e klubeve, kam realizuar pesë gola, të gjitha këto ndeshje të fituara. Këtë nuk e ka bërë askush, as Messi ose Cristiano Ronaldo. Është një rekord të cilin e mbaj fort në vete”, deklaroi Inzaghi gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport.

Për më tepër, Inzaghi tregoi edhe pendimin e tij më të madh në karrierë.

“Ndjej keqardhje që nuk kam arritur të luaj së bashku me Zlatan Ibrahimovicin në Milan, do të ishim një çift i jashtëzakonshëm në sulm”, shtoi ‘Super Pippo’.