Inzaghi kthehet si trajner në Serie A

Pippo Inzaghi, i cili aktualisht drejton Venezian, ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të tjera, përfshi këtu edhe Bolognën.

Sport

23/05/2018 11:31

Me Roberto Donadonin gjithmonë e më larg stolit të Bolognës, për shkak të marrëdhënieve jo të mira me tifozët, klubi ka nisur nga puna për afrimin e një tjerër trajneri për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, Pippo Inzaghi, i cili aktualisht drejton Venezian, ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të tjera, përfshi këtu edhe Bolognën, me drejtuesit e kuqebluve që e shikojnë ish-milanistin si alternativa e duhur për të drejtuar ekipin.

Gjithsesi duhet pritur përfundimi i fazës play-off të Serisë B, ku Venezia e Inzaggit do të përballet me Perugian për të mësuar të ardhmen e trajnerit, transmeton “SS”.

Pavarësisht kësaj, klubi po shqyrton edhe alternativa të tjera si Nicola, De Zerbi e Stroppa.