Inzaghi – Kombëtarja shqiptare, zbulohet e vërteta nga mediat italiane (FOTO)

Filippo Inzaghi nuk do të jetë selektor i Shqipërisë.

Sport

08/07/2017 12:53

Presidenti i Venezias, Joe Tacopina, ka hedhur poshtë raportimet e mediave se Filippo Inzaghi do ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

“Është entuziast për suksesin që po e arrin. Natyrisht, kam lexuar për interesimin për të, por nuk kam qenë kurrë i preokupuar”, ka deklaruar ai.

Kandidat për ta marrë drejtimin e Shqipërisë janë: Clarence Seedorf, Christian Panucci dhe Walter Zenga. /Lajmi.net/