Inxhinieri që u largua nga profesioni për të punuar si taksist për një arsye prekëse

Për të ndihmuar të tjerët njerëzit kanë sakrifikuar shumë, një shembull i tillë është rasti i një inxhinieri i cili e braktisi punën e tij për të punuar si taksist që të ndihmojë njerëzit në nevojë.

Bota

16/04/2016 01:39

Arsyeja pse ai kishte zgjedhur të vepronte kështu është prekëse dhe ka fituar zemrat e miliona njerëzve në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net

Ai nepërmjet një postimi në ‘Humans of Bombay’ ka treguar arsyen pse e ka braktisur profesionin e tij dhe ka zgjedhur të punoj si taksist.

“Gruaja ime është përballur me abort, në një natë të tmerrshme ku ajo kishte pasur dhimbje të hatashme në barkun e saj e në atë kohë të natës nuk ka pasur asnjë taksi. Unë hoqa dorë nga karriera ime prej një inxhinieri për të punuar si taksist vetëm për të ndihmuar njerëzit. Unë mund të fitoj shumë nga pasagjerët, por qëllimi im ishte t’i ndihmoja njerëzit në çdo kohë. Kushdo që dëshiron të marrë kartelën time dhe të më telefonojë në 3 të mëngjesit unë do të jem në gjendje të shkoj në destinacion për t’a ndihmuar. Një incident tjetër që më shtyri mua të vazhdoj t’a bëj këtë shërbim është një rast që ndodhi para disa muajsh. Dy burra po flisnin me një taksi dhe me vete kishin një grua që kishte pësuar 75% djegie të trupit dhe taksisti po e refuzonte të ndihmojë, unë u afrova i’a dhashë batanijen që mbaja në makinën time dhe i dërgova ata në spitalin më të afërt, shumë taksi kishin refuzuar t’i ndihmonin para meje. Tani me atë grua jemi shokë dhe ajo më falënderon çdo herë. Unë kam fituar 65,000 të holla nga puna ime e mëparshme por asnjëherë nuk kam qenë më i lumtur sesa tani. Tani jam 74 vjeç, mund të flas 11 gjuhë dhe kam fëmijë që punojnë në firma të kapitalit privat, por ajo që më bën të krenohem është se deri tani kam transportuar më shumë se 500 raste emergjente në spital duke u munduar që t’u jap atyre një shancë për të mbijetuar. Prandaj, unë jam një taksist i zakonshëm dhe në çdo kohë, me kënaqësi dhe krenari do të ndihmoj njerëzit” ka shkruar ai në postimin e tij./lajmi.net