Inxhinieri heq dorë nga jeta moderne: Dimrit në shpellë, verës mbi pemë! (Foto)

65-vjeçari Santa Petroviç hoqi dorë nga karriera si inxhinier mekanik dhjetë vjet më parë në përpjekje për t'u distancuar nga monotonia e jetës moderne.

Fun

22/03/2017 11:22

Muajt e verës ai i kalon në një barakë, që e ka ndërtuar mbi një pemë anësh lumit Gradashniçka, ndërsa muajt e dimrit në një shpellë në malin Stare.

Petroviç, i cili në 10 vitet e fundit jeton një jetë të ndërthurur me natyrën, në një deklaratë për gazetaren e Anadolu Agency (AA) tha se asnjëherë jeta nuk i ka buzëqeshur dhe se në çdo periudhë ai është përballur me vështirësi të ndryshme.

Pasi ka shprehur se aktualisht jeton me pension, të cilin e ka përfituar duke punuar jashtë shtetit në kohën kur ishte i ri dhe se aktualisht bën një jetesë të lirë, Petroviç nga juglindja e Serbisë, thotë se më së shumti ka miqësi me kafshët sesa me njerëzit.

“Lirinë që përjetoj tani nuk mund ta blej me para. Nuk ka fatura të energjisë elektrike dhe të ujit. Nevojat themelore i përballoj me ato që më ofron natyra”, thotë Petroviç.atsh

FOTO/ Inxhinieri heq dorë nga jeta moderne: Dimrit në shpellë, verës mbi pemë!