Investitori me famë botërore Baybars Altuntas ligjëratë në Universum

Investitori me famë botërore, Baybars Altuntas, do të mbajë ligjeratë me studentët e Kolegjit Universum, këtë të Premte nga ora 10.30 në kampusin në Ulpianë, Prishtinë.

Lajme

28/10/2014 14:15

Baybars Altuntas është një ndërmarrës global, autor best-seller, investitor engjëll, kolumnist dhe TV yll i versionit turk të show-ut të famshëm televiziv, Dragon’s Den.

Z. Altuntas eshte pritur nga Presidenti Obama dhe libri i tij “Zbrita nga Autobusi, hipa ne BMW” (perkthyer edhe ne gjuhen shqipe) ka thyer te gjitha rekordet ne Turqi, duke u shitur me shume se libri “Steve Jobs”. 

Baybars është President i Deulcom International, Zv President i EBAN (Rrjeti Evropian i Biznes Engjujve) dhe Ambasador për Turqi dhe Ballkan i World Entrepreneurship Forum (Forumit Borëror për Ndërmarrësi).

Në 2013, Z. Altuntas është vlerësuar nga EBAN me cmimin “Individi më aktiv në Evropë në përkrahjen e ekosistemeve ndërmarrëse globale”.

Ai në Kolegjin Universum do të bashkëbisedoj me studentët dhe mysafirët tjerë lidhur me ndërmarrësinë, investimet në ndërmarrje të reja dhe rrugën drejt suksesit.

Kolegji Universum është sidomos shumë i njohur për qasjën globale dhe organizimet e shumta të kësaj natyre, duke Ju dhënë mundësi studentëve të vet të mësojnë nga figura të rëndësishme botërorë sic është Z. Altuntas.

Për më shumë informata lidhur me Kolegjin Universum klikoni në www.universum-ks.org ndërsa www.baybarsaltuntas.com për Z. Altuntas.