Investimet gjermane, pritet të punësohen rreth 800 persona

500 deri në 800 të papunë në Kosovë do të kenë mundësinë e punësimit falë hapjes një fabrike në Podujevë, e cili është investim gjerman.

Lajme

29/05/2016 12:15

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të mbajtur nga Ministri i Punës, Arban Abrashi dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, së bashku me një grup inevstitorësh gjerman.

Abrashi tha se puna që do të bëhet në këtë fabrikë është përpunimi ushqimor, përkatësisht të perimeve.

Ai shtoi se një grup i të punësuarve në këtë fabrikë do të kenë mundësinë që të trajnohen në Gjermani./kp