Investimet e KEK-ut në mbrojtjen e mjedisit

Përkundër sfidave të prodhimit, objektivë kryesore e KEK-ut nga viti 2009 ka qenë dhe mbetet mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon. KEK, tashmë ka hyrë në fazën përfundimit të suksesshëm të ciklit të investimeve mjedisore e që kapin shumën prej mbi 50 milion Euro, kryesisht nga mjetet vetanake. Kështu ka bërë të ditur KEK në një komunikatë për media.

Lajme

24/06/2017 15:44

Në këtë vazhdë, KEK ka njoftuar se në ish deponin e vjetër të hirit të TC-Kosovës A, që nuk përdorët tash e disa vite dhe që ka një hapësirë prej rreth 250 hektarësh është akumuluar hiri që nga fillimi i viteve të 60-ta. Përkundër faktit se kjo ish-deponi e hirit është e trashëguar, KEK-u në mesin e projekteve për përmirësimin e mjedisit është ne finalizim të trajtimit edhe të kësaj ish-deponie.

KEK, thot, se deri më tani projekti për rikultivimin e kësaj deponie ka arritur të dizajnojë dhe mbulojë me djerrinë afer 243 hektarë, ndërsa, në sipërfaqen e mbetur prej 20 hektarëve është bërë dizajnimi dhe tani kemi intensifikuar punimet për fazën e mbulimit me djerrinë e cila parashihet të përfundojë ne afatin optimal.

“Përndryshe, si rezultat i punës së bërë gjer më tani, përveç që shihet qartë ndryshimi në fotot e paraqitura, kjo gjendje vërtetohet edhe nga matjet e realizuara në baza të rregullta, niveli i pluhurit përreth ish deponisë se hirit, është zvogëluar (shih diagramin me poshtë) dhe është brenda kufijve të lejuar me ligj”, thot KEK.

Si rezultat përfundimtar, një kodër e hirit e cila për 50 vite ishte burim i ndotjes së vazhdueshme e cila prekte një zonë të gjerë nga Obiliqi deri në Prishtine, është duke u ri-kultivuar dhe po shndërrohet në një zonë të gjelbër. /Lajmi.net/

dsci1966 dsci1964 dsci1951