INTERVISTË/ Xhafer Tahiri flet për problemet me ujin, ‘aferën’ me “baballëkun”, kopjimin në provim të Jurispodencës …

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer për ndryshimet që ka sjellur në këtë komunë pas marrjes së mandatit, vështirësitë dhe projektet e qeverisjes së kaluar.

Lajme

27/10/2018 14:10

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një intervistë për lajmi.net ka rrëfyer për ndryshimet që ka sjellë në këtë komunë pas marrjes së mandatit, vështirësitë dhe projektet e qeverisjes së kaluar.

Tahiri ka thënë se në ndryshimi në Vushtrri është duke ndodhur çdo ditë, duke theksuar se Komuna e Vushtrrisë është komuna e dytë në nivel nacional, pas Prishtinës, për nivelin e transparencës në sektorin publikë në llogaridhënie dhe qeverisje të mirë.

Ai ka folur edhe për projektet infrastrukturore, për të cilat ka thënë se kanë planifikuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe janë nda mjete buxhetore për të realizuar tregun, për të realizuar stacionin e autobusëve dhe për të pasur një infrastrukturë të qëndrueshme në qytet.

“Sa i përket projekteve të këtij viti ne nuk kemi ardhur me inate dhe nuk i kemi mënjanuar ato projekte që kanë qenë në buxhetin e viti 2017 për shkak se kemi konsideruar se megjithatë i shërbejnë qytetarit, ndonëse kemi parë që ka pasur edhe aty planifikim jo të duhur, i kemi realizuar dhe jemi duke i realizuar”.

Sa i parkete problemeve të vazhdueshme me ujin e pijshëm, Tahiri ka fajësuar qeverisjen e kaluar për keqmenaxhime.

“Kemi pasur edhe reduktime që mendoj që kanë ardhur si rezultat i keqmenaxhimit, prandaj kemi kërkuar adresimin e keqëmenaxhimit në ujësjellës”.

Tahiri ka folur edhe për lajmet se ia kishte ndërruar vendin e punës “baballëkut” të tij. Ai ka thënë se ky transferim ka qenë i ligjshëm dhe nuk përben konflikt interesi. Ai ka përmendur kundërshtarët politikë të cilët e kishin dërguar rastin në inspektorat, për të cilin thotë së është konstatuar si transferim i ligjshëm.

Ndërsa sa i përket lajmeve se ai kishte kopjuar në provimin e Jurispodencës, Tahiti ka thënë se kanë qenë akuza të pa baza.

I pyetur se a mendon që do të fitojë një mandat të dytë në qeverisje të Vushtrrisë, Tahiri ka thënë se ajo varet nga vullneti i qytetarëve të Vushtrrisë.  /E.I /Lajmi.net/

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: