INTERVISTË/ Veriu t’i jepet Serbisë, Lugina të bashkohet me Kosovën? Kjo është përgjigja e Arifit – Lajmi.net
INTERVISTË/ Veriu t’i jepet Serbisë, Lugina të bashkohet me Kosovën? Kjo është përgjigja e Arifit
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikëRajoni 20:04, 12 January 2019
Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës
Tema e korrigjimit të kufijve vazhdon të jetë një ndër temat me të diskutueshme në vend dhe më gjerë. A do të bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovën si pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, këtë deri më tani nuk e di askush.

Intervistoi: Flutura Toplana

Lajmi.net ka realizuar një intervistë më kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, me të cilin është diskutuar për idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën dhe problemet që Presheva ka sot.

“Po bëhen më shumë se një vit e gjysmë nëpër kryeministri që të jemi pjesë e delegacionit, i cili negocion me Republikën e Serbisë edhe për Luginën e Preshevës. Tashmë është formuar delegacioni, ekipi negociator është vendosur baza për themelimin e tij është bërë në Parlamentin e Kosovës. Për ne ka qenë pak e zhgënjyese që nuk jemi përfshirë siç kemi kërkuar edhe më herët në këtë delegacion”, ka thënë i pari i Preshevës.

VIDEO*

Pas takimit që delegacioni shtetëror kosovar kishte në Bruksel, Arifi thotë se është takuar me disa anëtarë të tij dhe është njoftuar për rrjedhën e takimit, dhe edhe një herë ka kërkuar nga ata të përfshihet në këtë dialog ku edhe negociohet për Luginën e Preshevës.

Atij i është thënë se për momentin përfshirja e Preshevës në këtë dialog është e vështirë, por sërish e kanë lënë të shpresojë.

“Për mua nuk është me rëndësi forma sesi e gjejnë ata të jemi në pjesë, për mua me rëndësi është që të jemi pjesë… Kur negociohet për ne, atëherë ne duhet të jemi pjesë e dialogut që të vendosim prizmin e duhur ndaj gjërave që po negociohen”, është shprehur ai.

Arifi tregojë nëse është diskutuar në takimin e fundit të Delegacionit Shtetëror në Bruksel për Preshevën.

“Direkt jo, por në mënyrë indirekte po nëpërmjet asaj që si temë është vendosur edhe reciprociteti. Gjë që sipas asaj që unë e pashë në dokumentacion është një gjë që është konkretizuar, e cila është një hap përpara për dallim para një viti ose dy vite ose më herët që reciprociteti nuk ka qenë as temë diskutimi reciprociteti për shqiptarët e Luginës në krahasim me serbët në Kosovës e tash është”, ka thënë ai.

Mirëpo se sa e sheh të favorshme idenë që Mitrovica e veriut të kalojë në Serbi e Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi?

Përfshira e Preshevës si temë e bisedimeve në Bruksel ka qenë e bazuar në tri kushte, thotë Arifi duke mos e rrezikuar Kosovës dhe duke mos e dëmtuar rajonin.

-Mos rrezikimi i tërësisë territoriale të Luginës;

– Shkëmbimi i territoreve i padiskutueshëm;

-Përfshirja dhe mbështetja për këtë bashkëngjitje nga faktori ndërkombëtar.

Sa e sheh të realizueshme bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën? Cila është forma më e bindshme për tu prezantuar që të bëhet realizimi i bashkimit të Luginës së Preshevës. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO