Intervista për punë, me pyetjet më të poshtra që mund të dëgjohen (Foto)

Daniel Dougherty nga Shtete e Bashkuara, ka mbetur i befasuar kur zyrtari i TGI Friday, e ka pyetur nëse do të kryente marrëdhënie me prindërit.

Fun

20/02/2017 09:32

Derisa zyrtarët e zinxhirit të restoranteve qeshnin, studenti i inxhinierisë është detyruar të frynte dhe të krijonte figura nga balonat.

Adoleshenti 18-vjeçar ka dalë nga zyra pasi personi që e intervistonte nuk ndalej me disa pyetje tjera të ulëta dhe bizare, transmeton Telegrafi.

Kandidatit që iu shtruan pyetjet e pazakonta

“Më mirë t’i shikosh prindërit duke bërë marrëdhënie seksuale për një vit, apo të kërkosh që t’ju bashkëngjitësh”, është një pyetje që iu bë Dougherty.

“A mund të bësh tulla në vend të nevojës, si dhe a dëshiron të hash çokollatë me erë nevoje, apo ta bësh nevojën me erë të çokollatës”, janë pyetjet tjera që iu shtruan atij.

Derisa punonjësi i bëri këto pyetje është suspenduar, ai është shfajësuar duke thënë se në restorant vijnë shumë njerëz që dinë të pyesin gjëra bizare dhe ai duhet të jetë i përgatitur. /Telegrafi/