Intervenimi i 1999-ës në Kosovë, serbët nuk duan të bëhen pjesë e NATO-s

Serbët nuk e duan anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), dhe njëra ndër shkaqet më të mëdha për dëshirat e tyre janë politikat e Millosheviqit dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë.

Lajme

24/03/2018 09:51

Serbët nuk po e duan anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), dhe njëra ndër shkaqet më të mëdha për dëshirat e tyre janë politikat e ish-udhwheqsit serb, Sllobodan Millosheviqit dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë.

Në një sondazh të organizuar në Serbi në prag të shënimit të 19 vjetorit të sulmeve të NATO-s në caqet serbe në Kosovë, shumica e pjesëmarrësve janë përgjigjur kundër anëtarësimit në NATO të shtetit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Një shumicë dërrmuese nga pjesëmarrësit në sondazh prej 84 për qind kundërshtojnë anëtarësimin në NATO, me 10 për qind që përkrahin një ide të tillë, dhe gjashtë për qind që nuk ende një mendim për këtë çështje.

Madje ata nuk duan as ndonjë bashkëpunim me NATO-n, ku dy të tretat e të anketuarve shprehin mendim negativ për çfarëdo lloj bashkëpunimi.

E këto mendime negative, dhe hezitim për bashkëpunim eventual mes NATO-s dhe Serbisë, duket se burojnë nga intervenimi i fundit i NATO-s në Kosovë.

Shumica e të anketuarve deklarojnë që arsye për mendimin e tillë janë politikat ndryshe të Sllobodan Millosheviqit, 15 për qind mendojnë që në këtë mënyrë forcohen interesat e SHBA-së në Ballkan, e një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve e intervenimin e NATO-s në Kosovë, e konsiderojnë “pastrim etnik të Serbëve nga Kosova”, duke e vlerësuar si arsye e mjaftueshme pse Serbia s’duhet të anëtarësohet asnjëherë në NATO. /Lajmi.net/