Interpoli hiqet nga rendi i ditës së Komisionit të Brendshëm

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së ka hequr nga rendi i ditës diskutimin rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Lajme

22/06/2018 11:15

Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili propozoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës meqë nuk ka material për të diskutuar, duke qenë se as Qeveria nuk ka sjell ndonjë material mbi të cilin do të diskutonin.

Me mbështetje unanime kjo pikë u hoq nga rendi i ditës.