Interneti mjek për njerëzit

Njerëzit po e rrisin përdorimin e internetit për të shpërndarë problemet e tyre të shëndetit me të tjerët, dhe për të marrë këshilla mjekësore. Studimi i ekzaminoi disa pacientë dhe e hulumtuan  atë se si njerëzit e përdorën internetin për të marrë këshilla mjekësore, thanë studiuesit. Prej vitit 2000 njerëzit të cilët filluan të lexojnë…

Lifestyle

06/03/2014 21:22

Njerëzit po e rrisin përdorimin e internetit për të shpërndarë problemet e tyre të shëndetit me të tjerët, dhe për të marrë këshilla mjekësore.

Studimi i ekzaminoi disa pacientë dhe e hulumtuan  atë se si njerëzit e përdorën internetin për të marrë këshilla mjekësore, thanë studiuesit.

Prej vitit 2000 njerëzit të cilët filluan të lexojnë në internet këshilla për shëndetin, e panë vetën si më ekspertë dhe u bënë pacientë më aktiv.

Gjatë vitit 2013 interneti është bërë më shumë se një rutinë, si pjesë e shumë njerëzve për të eksploruar për shëndetin dhe sëmundje të ndryshme, thanë studiuesit.

“Interneti është transformuar në atë se si njerëzit shfaqin interes dhe u përgjigjen simptomave, vendosin ku të këshillohen, ku të bëjnë tretmane, sit ë veprojnë me sëmundjet e tyre dhe ti ndajnë këshillat me pacient të tjerë”, tha profesori Sue Ziebland nga Universiteti i Oksfordit.

Gjithnjë mjekët janë të vetëdijshëm për këtë dhe rekomandojnë faqe të dobishme për pacientët e tyre, dhe në vitin 2013 pacientët nuk ishin të gatshëm të bisedojnë me mjekët e tyre për atë që gjenin ata në internet, nga frika se shpalljet e tilla mund të dëmtojnë marrëdhëniet e tyre me mjekun.