Interisti Tramezzani ka bërë sot një gjest të cilin s’do t’ia falin kurrë tifozët zikaltër (FOTO)

Paolo Tramexani ka qenë gjatë ditës së sotme në “Juventus Stadium”, për të përgatitur të ardhmen e trajnerve në Itali.

Sport

25/04/2017 16:49

Ish-ndihmësi i De Biazit, aktualisht trajner i Luganos në Zvicër, prej disa vitesh zhvillon seminare me trajnerët e nivelit amator apo në hapat e parë të tyre në këtë profesion.

tramexani

Sot ai ishte në Torino, pasi seminari i radhës në të cilën merrte pjesë zhvillohej pikërisht në ambientet e brendshme të “Juventus Stadium”, siç ka treguar vetë me krenari Tramexani nëpërmjet disa fotosh dhe një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Duket si ai ka harruar të kaluarën e tij si futbollist i Interit dhe tifoz i zikaltërve, aq mw shumë që përplasja më e ndezur mes tifozerive të dy skuadrave i përket pikërisht pretendimit të Juventusit se ka 34 tituj kampion në Serinë A. Por dy i janë hequr pas procesit “Calciopoli” dhe një prej tyre ka përfunduar te zikaltërit.

paolo tramexani inter

Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, Tramexani ka qenë shpesh lektor edhe në kurset e organizuara nga FSHF-ja por që me largimin drejt kampionatit zviceran, ai nuk e ka bërë më një gjë të tillë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy