Interi, ‘X’ me Torinon

Interi e ka nisur me barazim sezonin e ri. Nerazzurri i ndanë pikët me Torinon, ndërsa shpëtuan pa humbur, pasi vendësit e humbën një penallti.

Sport

31/08/2014 23:36

Interi i ka ndarë pikët me Torinon, me të cilën barazoi pa gola, 0:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte, në xhiron e parë të Serie A.

Madje, Nerazzurri kanë shpëtuar pa pësuar humbje pasi Granata e kanë lëshuar mundësinë më të mirë që vjen në një ndeshje, duke e humbur penalltinë në minutën e 20-të me anë të Marcelo Larrondos.