“Interi vlen për Realin sa Chievo për Interin”

Një postim në “Twitter”, ky, i publikuar pak dje dhe që mban firmën e Visente Azpitarte, biograf i Luka Modriç (ai që ka shkruar “El hijo de la gurra”, “Djali i Luftës”, historia e “yllit” kroat.

Sport

10/08/2018 10:45

Sa mundësi ka që lojtari më i mirë i Botërorit të veshë fanellën zikaltër? Sipas Azpitarte, shumë pak.

“Nëse shkon tek Interi, shitjet e librit do të rriteshin ndjeshëm në Itali”, ka qenë komenti ironik i një tifozi interist. Përgjigjja e Azpitarte s’vonoi: “Më mirë të flasim pas disa vitesh”, duke konfirmuar mendimin e tij të parë, se një transferim i Modriç në Milano do të ishte një hap mbrapa.

Interi, ndërkohë, i ka ofruar lojtarit një kontratë 4-vjeçare me 10 milionë euro në sezon plus destinacionin Kinë për mbylljen e karrierës, te Jiangsu Suning

https://twitter.com/Azpitarte/status/1027278034276179969?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1027278034276179969&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fbiografi-i-modric-interi-per-realin-vlen-sa-kievo%2F