Interi vazhdon me fitore, Icardi me gola

Inter ka shënuar fitore të lehtë në ‘San Siro’, duke e mposhtur 3:0 Hellas Veronan në ndeshjen e xhiros së 30-të të zhvilluar të shtunën pasdite.

Sport

31/03/2018 16:56

Skuadra e Spalletti tregoi se në këtë ndeshje ka hyrë për fitore që në sekondat e para të saj.

Pas 30 sekondave lojë, Icardi pranoi një top nga Perisic, për t’i dhënë epërsinë e parë Interit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Inter shënoi edhe golin e dytë, përmes kroatit Perisic, që shënoi në minutën e 13’.

Edhe fillimi i pjesës së dytë, u dominua nga Inter, që realizoi për 3:0 me anë të Icardit, për të cilin ishte goli i dytë në këtë ndeshje.

Inter me këtë fitore, numëron 58 pikë dhe renditet në vendin e katërt./Lajmi.net/