Interi, Unitedit: Mund ta marrësh Perisicin me vetëm një kusht

Manchester United mund të realizoi dëshirën e kamotshme për të pasur në skuadër kroatin Ivan Perisic.

Sport

20/11/2018 10:55

Skuadra italiane, Inter, i ka dhënë shpresë Manchester United se mund të transferojnë anësorin kroat.

‘Djajtë e Kuq’ kanë qenë të interesuar për yllin e Interit në dy afat e fundit kalimtar, ku kanë ofruar për shërbimet e tij deri në 31 milionë euro.

‘Calciomercato’ raporton se Interi është i gatshëm t’i hap derën e largimit Perisicit në drejtim të ‘Old Trafford’, përcjell ‘lajmi.net’.

Por, që Perisic të transferohet te United, Interi ka vendosur një kusht, po kërkon transferimin në San Siro të Anthony Martial./Lajmi.net/