Interi transferon ‘Handanovicin’ e ri

Interi ka identifikuar zëvendësuesin e Samir Handanovic.

Sport

08/11/2018 10:48

Skuadra ‘Zikaltër’ ka filluar të punojë për të ardhmen, duke e menduar pasuesin e portierit Samir Handanovic.

‘Calciomercato’ shkruan se portieri i Atalantës, Pierluigi Gollini, po kërkohet nga Interi, përcjell ‘lajmi.net’.

Portieri 23 vjeçar aktualisht vlerësohet 15 milionë euro, dhe zyrtarët e Interit kanë mundësi të shohin paraqitjen e tij nga afër në sfidën me Atalantën të dielën.

Gollini po cilësohet si zëvendësues i denjë për Handanvocin, i cili tashmë ka arritur në moshën 34 vjeçare dhe po i afrohet fundit të karrierës./Lajmi.net/