Interi sonte në “Stamford Bridge”, kërkon futbollistin e Chelseat

Drejtuesit e Interit do të jenë sonte në stadiumin "Stamford Bridge".

Sport

18/10/2017 16:52

Interi mbetet shumë i interesuar për 21-vjeçarin e Chelseat, Dane Christensen.

Për këtë arsye, zyrtarët zikaltër do të jenë të pranishëm sonte në “Stamford Bridge”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Sky Sport” raporton se Christensen pritet të jetë startues sonte dhe për këtë arsye zyrtarët e klubit italian kanë marrë rrugën drejt Londrës.

Mbetet të shihet nëse Antonio Conte do ta inkuadrojë atë nga fillimi, në të kundërtën udhëtimi i italianëve do të shkojë huq. /Lajmi.net/

Image result for christensen chelsea