Interi s’ka të ndalur, kërkon edhe Suarezin

Inter është në negociata me Atletico Madridin për transferimin e mesfushorit Mario Suarez.

Sport

09/01/2015 23:26

Së pari Lukas Podolski, pastaj Xherdan Shaqiri, kurse tani, Mario Suarez.

Nerazzurrët janë në negociata me Atletico Madridin për transferimin e mesfushorit Mario Suarez, raportojnë mediat italiane.

Huazim, blerje të obliguar. Njësoj si në rastin e Shaqirit, Roberto Mancini kërkon një përforcim të ri, kësaj radhe nga kampioni i La Ligës.