Interi nuk heq dorë nga lojtari më i mirë në botë

Inter nuk heq dorë nga Luka Modric.

Sport

14/12/2018 15:54

Mesfushori kroat, Luka Modric, mbetet dëshirë e madhe e skuadrës italiane, Inter.

Kështu raporton ‘Corriere dello Sport’, që pasqyron planet e drejtorit të ri të Interit, Beppe Marotta, përcjell ‘lajmi.net’.

Marotta që një ditë më parë u zyrtarizua te Inter, ka plane të mëdha për të ardhmen, dhe synimi rikthyer mbetet rikthimi i ‘Zikaltërve’ në majat e futbollit botëror.

“Dëshira jonë është që klubi të kthehet në krye”, ka deklaruar Moratta.

Corriere dello Sport raporton se Interi në verë planifikon të shpenzojë deri në 150 milionë euro, dhe cak i skuadrës nga Milano do të jetë Luka Modric.

Përveç Modric, Inter do të tentojë të arrijë marrëveshje me trajnerin Antonio Conte, i cili është pa skuadër pas largimit nga Chelsea./Lajmi.net/