Interi mbetet pa fitore edhe pas xhiros së dytë në Serie A

Interi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2:2 me Torinon në ‘San Siro’ në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Sport

26/08/2018 22:28

‘Zikaltërit’ patën një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë duke sulmuar vazhdimisht, dhe duke i vënë në vështirësi të mëdha mysafirët nga Torino.

Sulmet e vazhdueshme sollën edhe golin e parë për Interin, kur shënoi Perisic në minutën e 7’.

Në minutën e 32’, Interi dyfishoi epërsinë përmes De Vrij.

Pjesa e dytë e ndeshjes i takoi në tërësi Torinos, që bëri “çmendurinë” duke barazuar rezultatin në 2:2.

Ishte i pari Belotti që shënoi për 2:1 në minutën e 55’, ndërsa në minutën e 68’, Meite barazoi për 2:2, për t’i siguruar një pikë të madhe Torinos.

Në fund, Inter 2:2 Torino./Lajmi.net/