Interi luan derbin me Milanin, ja çfarë deklaron Ibrahimovici

Zlatan Ibrahhimovic ka refuzuar të përzgjedh mes Interit dhe Milanit, në prag të përballjes së këtyre skuadrave në Serie A.

Sport

18/10/2018 12:51

Të dielën me fillim nga ora 20:30, Interi në cilësinë e nikoqirit takohet me Milanin.

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, që në të kaluarën ka veshur fanellat e të dy skuadrave, ka folur për këtë derbi, duke u uruar fat të dy skuadrave.

“Derbi do të jetë një spektakël, si për tifozët ashtu edhe për lojtarët”, ka deklaruar Ibrahimovic, duke i ikur pyetjes se cila skuadër do të fitojë këtë derbi.

“Tifozët do të kënaqen, dhe të shohim kush do të fitojë. Shpresoj të fitojë skuadra më e mirë, por këtë do ta mësojmë vetëm pas ndeshjes. Fat të dy skuadrave”./Lajmi.net/