Interi largon dy yjet e skuadrës (FOTO)

Tek Interi nuk do të ketë vetëm afrime, por edhe largime.

Sport

24/05/2017 19:27

Rregulli i fair-play financiar është kusht i pashmangshëm për zikaltërit, madje drejtues të klubit ditë më parë deklaruan, se financat për të transferuar edhe futbollistë si Cristiano Ronaldo apo Messi nuk mungojnë, por ligji i caktuar nga UEFA, ja bën të pamundur një gjë të tillë.

I pari që pritet ti japë lamtumirën është Ivan Perisic. Për sulmuesin kroat PSG ka ofruar 55 milionë Euro, por në garë për të janë edhe disa skuadra nga Premier League.

Pas tij është Jeison Murillo. Në garë për ta pasur në dispozicion shërbimet e mbrojtësit janë Borussia Dortmund, Valencia, Newcastle dhe Monaco.

Për të lejuar largimin e kolumbianit, Interi kërkon 12 deri në 15 milionë Euro.