Interi kërkon Xhakën

I ri, por i gatshëm për të luajtur në nivelin më të lartë. Profili i Granit Xhakës i përshtatet në mënyrë të përkryer procesit të ndërtimit të ekipit nga presidenti i Interit, Erick Thohir. Sipas të përditshmes sportive italiane, drejtuesit e gjigantit italian kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit kosovar të skuadrës Borussia Monchengladbach.…

Sport

20/03/2014 08:20

I ri, por i gatshëm për të luajtur në nivelin më të lartë. Profili i Granit Xhakës i përshtatet në mënyrë të përkryer procesit të ndërtimit të ekipit nga presidenti i Interit, Erick Thohir.

Sipas të përditshmes sportive italiane, drejtuesit e gjigantit italian kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit kosovar të skuadrës Borussia Monchengladbach.

Klubi gjerman kërkon së paku 10-11 milionë euro për shitjen e Xhakës.

Kurse, Nerazzurrët, për të rehatuar edhe më tepër Xhakën – në rast të transferimit të tij në Giuseppe Meazza gjatë verës – duan t’i vazhdojnë kontratën Esteban Cambiassos në mënyrë që argjentinasi të jetë ai që do t’i ndihmojë kosovarit të përshtatet sa më mirë në skuadrën e trajnerit Walter Mazzarri.

Kujtojmë, Inter është i interesuar edhe për transferimin e mesfushorit kosovar të Napolit, Valon Behrami.