Interi kërkon Sturridgen, anglezi shpreson të transferohet krejt diku tjetër

.

Sport

19/01/2018 16:37

Interi ka hyrë në garë për huazimin e sulmuesit të Liverpoolit, Daniel Sturridge këtë afat kalimtar, por futbollisti anglez po shpreson që Sevilla t’i bëjë një ofertë më serioze skuadrës ‘The Reds’, për të kompletuar transferimin në La Liga.

Skuadra që tani po drejtohet nga trajneri Vicenzo Montella, po konsiderohet zgjidhja e parë për sulmuesin anglez, por spanjollët ende nuk kanë bindur Liverpoolin me ofertën e tyre.

Këtë situatë mund ta shfrytëzojë fare lehtë Interi, që ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e 28 vjeçarit.

Sturridge këtë sezon asnjëherë nuk është parë si preferencë e trajnerit Klopp, që fazën e sulmit po ia beson Manes, Firminos dhe Salah./Lajmi.net/

YouTube player