Interi kërkon shërbimet e Camachos

Skuadra e Interit ende nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve të lojtarëve, pasi tashmë është duke kërkuar shërbimet e yllit të Malagas, Ignacio Camacho.

Sport

21/01/2015 18:19

Njëri nga lojtarët që ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni në La Liga, është padyshim Camacho, i cili ishte i jashtëzakonshëm me skuadrën e tij, Malagën.

Besohet se Interi ka kontaktuar skuadrën e Malagës, pasi kërkuar që të fillojë negociatat për transferimin e mesfushorit 24 vjeçar.

Por, sipas lajmeve të publikuara nga Marca, përgjigja e skuadrës spanjolle ka qenë shumë e thjeshtë: Lojtari largohet vetëm nëse Interi paguan klauzolën e tij, e cila është 20 milionë euro.

Për mesfushorin, në garë është edhe skuadra spanjolle, Atletico Madridi.