Interi kërkon Lavezzin

Skuadra italiane, Interi si duket do të jetë mjaft aktive gjatë janarit, pasi tashmë është duke kërkuar shërbimet e lojtarit të PSG, Ezequiel Lavezzit.

Sport

29/12/2014 12:50

Nerazzurët janë shumë pranë marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Lukas Podolski. Por, ata nuk janë të kënaqur me kaq.

Daily Mail raporton se skuadra e drejtuar nga Mancini është duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të PSG, Lavezzit.

Lojtari preferohet shumë nga Mancini, pasi ai do të sillte shumë freski në sulmin e skuadrës së Interit. Për më shumë, Lavezzi e njeh mirë Serie A, pasi ka shkëlqyer me fanellën e Napolit në këtë Kampionat.