Interi indonezian

Marrëveshja është arritur, kanë ardhur edhe nënshkrimet. Sot është një ditë historike për Interin. Klubi italian ka kaluar në duart e pronarit të ri indonezian, Erick Thohir. Zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur nga ai që udhëhoqi Interin për shumë kohë, Massimo Moratti. “E kam të vështirë të them diqka, por u tregoj se është gjithçka…

Sport

15/10/2013 11:05

Marrëveshja është arritur, kanë ardhur edhe nënshkrimet. Sot është një ditë historike për Interin. Klubi italian ka kaluar në duart e pronarit të ri indonezian, Erick Thohir.

Zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur nga ai që udhëhoqi Interin për shumë kohë, Massimo Moratti.

“E kam të vështirë të them diqka, por u tregoj se është gjithçka në rregull, nënshkrimet janë bërë para pak kohe, dhe mund të them se Inter është në duar të sigurta. Me kalimin e kohës, Inter do të ketë një pronësi tjetër, por është me rëndësi që bazat do të respektohen. Unë në rolin e presidentit? Do të shohim”, deklaroi Moratti për mediet italiane.

Thohir, në ato pak paraqitje publike që ka bërë deri më tani ka premtuar investime në klub si dhe ndihmë për ndërtimin e një stadiumi të ri për Nerazzurrët.