Interi ia ofroi 42 milionë euro Real Madridit për James

Një natë më parë ‘Sport Italia’ nxori një lajm ekskluziv, rreth një oferte të Interit për Real Madridin, për James Rodriguez.

Sport

26/05/2017 22:26

Sot mediet në Itali raportojnë se Inter ia ka bërë ofertën e parë Real Madridit për yllin kolumbian. 42 milionë euro, thuhet të jetë oferta e skuadrës italiane.

Por, duke e ditur se kjo ofertë vështirë që do të pranohet, ‘Suning’ janë të gatshëm të ofrojnë në maksimum deri në 60 milionë euro 25 vjeçarin, që Real Madridit iu bashkua në verën e vitit 2014 nga francezët e Monacos.

Inter po ashtu është afër të mbyll marrëveshjen edhe me një lojtar tjetër të Real Madridit, mbrojtësin Pepe, që në fund të sezonit i skadon kontrata./Lajmi.net/