Interi ia mori shiritin e kapitenit dje, ja çfarë bërë Icardi sot

Mauro Icardi është paraqitur në stërvitje te Inter, një ditë pasi humbi shiritin e kapitenit dhe mbeti jashtë skuadrës që udhëtoi në Vjenë për ndeshjen me Rapidin në Ligën e Evropës.

Sport

14/02/2019 10:49

‘Sky Sport Italia’ raporton se Icardi ishte lojtari i parë që mbërriti sot në ‘Appiano Gentile’, saktësisht në ora 08:31, për t’u stërvitur me lojtarët që nuk janë grumbulluar për ndeshjen me Rapid.

Mediet në Itali raportojnë se Icardi nuk do të gjobitet ose përballet me ndonjë veprim disiplinor nga Interi, përkundër refuzimit të tij për të udhëtuar me skuadrën.

Për më tepër, ka një vullnet absolut nga klubi për t’i rregulluar raportet me sulmuesin dhe për të zgjidhur këtë situatë.

Icardi ka shënuar 15 gola në 28 paraqitje për Interin këtë sezon./Lajmi.net/