Interi ia “merr nga duart” Ronaldon Juventusit?

Telenovela Cristiano Ronaldo vazhdon të tejzgjatjet.

Sport

08/07/2018 23:58

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka disa ditë që është i lidhur me një kalim në Serie A te skuadra e Juventusit.

Raportohej se ‘Bianconerët’ do t’i paguajnë Real Madridit 100 milionë euro për Ronaldon.

Por, së fundi e ardhja e Ronaldos ka lëvizur në një tjetër drejtim.

Gazetari italian Marialusia Jacobelli, ka lëshuar një deklaratë ‘bombë’ ku thotë se Interi ka hyrë në garë për Ronaldon, duke i ofruar Realit shërbimet e sulmuesit Mauro Icardi.

Sipas tij edhe Suning ka dhënë dakordësinë për këtë çështje dhe kjo ofertë i është hedhur Realit.

Asnjë nuk e kishte menduar por Inter duket se po planifikon surprizën më të bujshme në tregun e transferimeve./Lajmi.net/