Interi i “kundërpërgjigjet” Milanit me një super-transferim (FOTO)

Interi ka filluar të punojë për t’iu ‘kundërpërgjigjur’ rivalëve të Milanit me transferime.

Sport

16/07/2017 22:26

Pas Milan Skriniar dhe Borja Valeros, Interi është afër të bëjë edhe transferimin e tretë.

Bëhet fjalë për yllin e Lazios, Keita Balde, i cili sipas ‘RadioSei’, ka lënë grumbullimin me skuadrën për të marrë rrugë për në Milano.

22 vjeçari nesër do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Interi, për të kompletuar transferimin pastaj.

Për kartonin e tij, Interi do t’i paguajë Lazios 20 milionë euro./Lajmi.net/