Interi i gëzon tifozët, kërkon rikthimin e Kovacicit

Interi mund ta rikthejë në Serie A mesfushorin Mateo Kovacic.

Sport

20/04/2018 21:00

Reprezentuesi kroat, tre vite më parë ishte larguar nga Interi kundër dëshirës së tij, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Por, një ribashkim i tij me Interin, mund të ndodhë shumë lehtë.

Mediet në Itali sot kanë raportuar se Interi ka vënë kontaktet me Kovacicin, dhe në rast të sigurimit të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, do të përshpejtojë bisedimet për finalizimin e kësaj marrëveshje./Lajmi.net/