Interi fiton sërish me përmbysje në Ligën e Kampionëve

Ka ardhur edhe fitorja e dytë për Interin në Ligën e Kampionëve.

Sport

03/10/2018 22:51

Skuadra e Luciano Spallettit ka marrë pikë të plota nga udhëtimi në Holandë, ku ka mposhtur me përmbysje të rezultatit 1:2 vendasit e PSV.

Luhej minuta e 27’ e ndeshjes kur PSV kaloi në epërsi me një gol të bukur të shënuar nga Rosario.

Interi arriti të barazonte në 1:1 rezultatin me anë të Nainggolan që shënoi në minutën e 44’.

Goli i tre pikëve për Interin erdhi në pjesën e dytë, që u shënua nga Mauro Icardi në minutën e 60’ të ndeshjes./Lajmi.net/