Interi fiton me spektakël, rrëmben vendin e parë në Serie A

Serie A ka një lider të ri pas xhiros së 15-të.

Sport

03/12/2017 16:52

Është skuadra e Interit që tani ka rrëmbyer këtë pozitë pas fitores së thellë 5:0 ndaj Chievos në ‘San Siro’.

Neroazurët për asnjë moment në këtë sfidë nuk e diskutuan fitoren, duke krijuar raste të panumërta.

Perisic me tre gola, Icardi dhe Skrinar me nga një, shënuan në këtë sukses të Interit.

Pas kësaj fitore, Interi kryeson në Serie A me 39 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se Juventusi.

Xhiron e ardhshme, Interi luan në udhëtim te Juventusi, për të zhvilluar derbin e Italisë./Lajmi.net/