Interi është shkatërruar

Mesfushori i Galatasarayt, Wesley Sneijder akuzon zyrtarë të Interit se shkatërruan skuadrën e suksesshme të ‘Tripletës’. Por, ai vazhdon të jetë mbështetës i Nerazzurrëve.

Sport

04/09/2014 11:52

Mesfushori i Galatasarayt, Wesley Sneijder është rikthyer prapa në kohë dhe ka folur për ish skuadrën e tij Inter.

Ylli holandez ishte pjesë e skuadrës së Nerazzurrëve që fitoi ‘Tripletën’, Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Coppa Italian, nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Por, ai ka akuzuar disa persona në kryesinë e klubit – pa përmendur emra – duke thënë se ata e shkatërruan skuadrën e suksesshme.

“Mendoj se brenda vetëm disa sezonesh u shkatërrua ekipi i Tripletës. Nëse Nagatomo është kapiten, atëherë do të thotë se ai është një prej atyre pak futbollistëve që kanë mbetur në klub”, deklaroi Sneijder.

“Inter nuk më ka trajtuar mirë, por e kam fjalën për ndonjë zyrtarë. I dëshiroj qdo të mirë klubit dhe tifozëve. Spresoj që Inter ta fitojë Scudetton”, u shpreh ai.