Interi e ofron Guarinin për Destron

Interi është i interesuar për ta transferuar sulmuesin italian, Mattia Destro. Për të arritur deri tek futbollisti i Romës, Nerazzurri janë të gatshëm ta sakrifikojnë mesfushorin kolumbian, Fredy Guarin.

Sport

22/05/2014 14:12

Interi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. Duke e pasur parasysh largimin e Diego Militos dhe moshën e Rodrigo Palacios, Nerazzurri e kanë në dispozicion vetëm Mauro Icardin, për sezonin tjetër.

Prandaj, klubi i pronarit Thohir ia ka mësyrë sulmuesit të Romës, Mattia Destro. 

Sipas të së përditshmes italiane ‘Leggo’, Roma e vlerëson përfaqësuesin italian jo më pak se 18 milionë euro.

Për të ardhur më lehtë tek futbollisti, Interi mendon t’ia propozojë ekipit Giallorossi mesfushorin kolumbian Fredy Guarin si shkëmbim për Destron.