lajmi.net

Interi e do Osvaldon

Interi tashmë ka vendosur: Pablo Daniel Osvaldo është objektivi kryesor i sulmit për ekipin Nerazzurri. Italianët e duan si huazim sulmuesin e rrezikshëm italo-argjentinas.

Sport

14/06/2014 16:48

Interi është i interesuar të përforcohet në fazën e sulmit gjatë verës. Dhe, Nerazzurri e kanë veçuar sulmuesin Pablo Daniel Osvaldo, si lojtarin që e duan në skuadër nga sezoni i ardhshëm.

Futbollisti italo-argjentinas ishte huazuar në Juventus sezonin e kaluar, duke realizuar tre gola nga janari deri në maj.

Pasi Southampton kërkoi 18 milionë euro, Bianconeri nuk vendosën ta blejnë përfundimisht kartonin e ish futbollistit të Espanyolit dhe Barcelonës.

Tash, Interi e kërkon futbollistin në formë huazimi, me të drejtë të blerjes përfundimtare pas një sezoni prej 11 milionë eurosh.

Klubi anglez dëshiron ta shesë përfundimisht, por asnjëri klub nuk është i gatshëm të paguajë aq shumë para.

Momentalisht, Osvaldo është kthyer në klubin anglez, në pritje të lajmeve më të reja të së ardhmes së tij.

Interi e do Osvaldon

Pablo Daniel Osvaldo mund të mbetet në Serie A. Jo në Juventus, por sulmuesi i Southamptonit kërkohet nga Inter.

Sport

12/06/2014 11:44

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka identifikuar përforcimin e ardhshëm. Strategu i Nerazzurrëve është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Southamptonit, Pablo Daniel Osvaldo.

Reprezentuesi italian kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit në formë huazimi në Juventus dhe ndihmoi Bianconerët të fitojnë titullin e tretë të njëpasnjëshëm në Serie A.

Por, ai ka ende kontratë me Southamptonit dhe Juventus vështirë se do të shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, Osvaldo mund të mbetet në Serie A. Inter thuhet se kërkon angazhimin e Osvaldos në formë huazimi për një edicion me mundësi të blerjes së tij në verën e vitit të ardhshëm për një shumë që do të vendoset në bashkëpunim mes dy klubeve. 

LM