‘Interi do të rikthehet në maje’

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka paralajmëruar të gjithë kundërshtarët e tij, duke thënë se Nerazzurët do të rikthehet në majen e futbollit.

Sport

10/12/2014 20:03

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se skuadra e tij do të rikthehet shumë shpejtë në maje të futbollit, dhe do të rikthehet në garat europiane, si Liga e Kampionëve.

“Kundër Udineses, ne me një qartësi të madhe nuk luajtëm shumë mirë”, tha Mancini për reporterët gjatë ditës së sotme.

“Ne jemi duke punuar për të ndryshuar gjërat. Kjo është një skuadër shumë e re, ne mund të përmirësohemi”.

“Jam i bindur se do të rikthehemi në nivelin e lartë gjatë viteve të ardhshme. Nuk është e drejtë të krahasosh këtë skuadër me atë të vitit 2010. Atëherë skuadra kishte shumë kampionë dhe ishte e lehtë të jesh i sukseshëm”, përfundoi Mancini.