Interi bën planin për t’u rikthyer në majat e botës, transferon dy më të mirët

Inter shpresojnë të joshin mesfushorin Luka Modric dhe trajnerin Antonio Conte që t’i bashkohen skuadrës nga ‘San Siro’, në një epokë të re që ka për synim rikthimin e tyre në majat e futbollit italian.

Sport

15/12/2018 08:23

Zikaltërit janë në kërkim të viteve të lavdisë, ku kanë dështuar të fitojnë një titull të Serie A që nga viti 2010, me Juventusin që po vazhdon të dominojë futbollin italian.

Ardhja e Beppe Marotta nga Juventus ka bërë që ‘Zikaltërit’ të shpresojnë në mbylljen e marrëveshjeve me Antonio Conten dhe mesfushorin Luka Modric, shkruan Mirror, përcjell ‘lajmi.net’.

Inter janë të bindur se Modric është në kërkim të një sfidë të re dhe të fundit në karrierën e tij, dhe për ta bindur për një transferim në Serie A, do të përdorin miqtë e tij që tashmë luajnë te italianët, siç janë Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.

Modric edhe gjatë verës së fundit ka qenë shumë i kërkuar nga Inter, por në fund vendosi të qëndroi te Real Madrid.

Në anën tjetër, Marotta që ka punuar me Conten te Juventus, është i gatshëm të bind këtë të fundit për t’iu bashkuar Interit për sezonin e ri, në një projekt serioz dhe afatgjatë./Lajmi.net/