Interi barazon te Atalanta

Atalanta e ndali Interin në barazim 1-1 në duelin e parë të xhiros së dhjetë në Serie A. Nerazzurrët u ndalën sërish pas fitores në fundjavë kundër Veronës që ishte e para në ligë pas tri xhirove paraprake pa marrë pikë të plota. Inter kaloi në epërsi në minutën e 17-të me golin e mesfushorit…

Sport

29/10/2013 22:35

Atalanta e ndali Interin në barazim 1-1 në duelin e parë të xhiros së dhjetë në Serie A. Nerazzurrët u ndalën sërish pas fitores në fundjavë kundër Veronës që ishte e para në ligë pas tri xhirove paraprake pa marrë pikë të plota.

Inter kaloi në epërsi në minutën e 17-të me golin e mesfushorit ofanziv Ricardo Alvarez, por vendasit u kundërpërgjigjën shpejt nëpërmjet sulmuesit German Denis në minutën e 25-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë si dhe komplet takimi pasi në vazhdim nuk pati më gola – mysafirët ishin afër ta rikthejnë avantazhin por rezervisti Mauro Icardi qëlloi shtyllën – dhe skuadrat i ndanë pikët.

Nerazzurrët tani kanë 19 pikë kurse Atalanta ka 13.