Interesim i madh për ta ndjekur nga afër dasmën e Princit Harry me Meghan Markle

Në familjen mbretërore sot ka dasmë.

ShowBiz

19/05/2018 09:01

Princi Harry kurorëzon me martesë dashurinë me aktoren amerikane, Meghan Markle, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë bërë edhe përgatitjet e fundit të ceremonisë, ndërsa çdo detaj nga kjo dasmë po ndiqet me shumë interes nga mediet e huaja.

Interesimi i qytetarëve është shumë i madh për ta ndjekur nga afër dasmën mbretërore, e pamje nga rrugët e Windsdor të cilat janë të mbushura përplot.

“Mirror” ka sjellë pamje të turmës së qytetarëve, të cilët janë mbledhur rrugëve të Windsdorit për të parë çdo gjë nga ceremonia e martesës mes princit Harry dhe Meghan. /Lajmi.net/