Interesim i madh për regjistrim në UP (Foto)

Që kur është hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinj në universitetin “Hasan Prishtina”, shumë prej tyre kanë marr rrugën në drejtim të fakulteteve, ku dëshirojnë të aplikojnë.

Lajme

09/07/2015 13:20

Numri i tyre nuk ka qenë i vogël, me gjithë deklarimet nga rektorati se numri i të pranuarve do të jetë me i vogël se vitin e kaluar.

Se interesimi i tyre për të vazhduar shkollimin e lartë në universitet është i madh, e dëshmon rendi i gjatë i studentëve me dokumente në dorë që presin për t’i dorëzuar para sporteleve të caktuara.

Të shumtë që kanë pritur më orë para sporteleve, kanë qenë student të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik për shkak të numrit të madh të aplikuesve këtë vit.

up

Agim Bahtiri, zyrtar për mësim në Fakultetin Juridik, për një prononcim për portalin lajmi.net tha se  numri i aplikantëve që kur është hapur konkursi deri sot (ora 11) është rreth 250 kandidatë.

Ai ka thënë se, deri me tani, procesi i aplikimit ka shkuar mirë, dhe se ka një numër të madh që kanë konkurruar në fakultetin Juridik, përkatësisht, dega Juridik i Përgjithshëm.

Gjithashtu, disa studentë të rijnë që kanë aplikuar në këtë fakultet për lajmi.net kanë thënë që kanë pasur mundësi zgjedhje drejtimesh të ndryshme, por kanë zgjedhur ato profesione që i kanë pasur edhe në shkollën e mesme.

E pritja në rend dhe shpesh problemet me fletregjistimet online, si duket nuk i ka demotivuar ata për t’i dorëzuar dokumentet për pranim.

Marigona Alijaj, duke pritur në rend para sportelit të Gjuhës Angleze, për lajmi.net tha se ka pritur që dy ore për dorëzimin e dokumenteve në këtë drejtim.

up1

Kurse rendi i atyre që prisnin për të aplikuar për këtë drejtim, zinte dy korridoret të gjata.

Në Fakultetin e Filozofik, numri i  studenteve që prisnin në radhë ishte i madh, e sidomos para sportelit të departamentitit të Psikologjisë, ku njëri nga mbikëqyrësit aty u shpreh për numrin e madh të aplikuarve në këtë drejtim, ku tha se numri i tyre mund të shkojë deri në 800 student, sikur vitin e kaluar, për shkak të interesimit të madh për këtë drejtim.

Në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2014-2015 në Universitetin e Prishtinës do të regjistrohen rreth 7 800 studentë, prej të cilëve 7 330, të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë. Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës do të jetë i hapur deri më 16 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 20 dhe 21 korrik, kurse rezultatet publikohen më 23 të po këtij muaji.

up3