Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen e madhe të Sigal Prishtinës

Vetëm një ditë na ndanë nga ndeshja e madhe e Sigal Prishtinës në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/09/2017 18:03

Kampioni kosovar takohet nesër (e martë) me skuadrën e Tsmoki-Minsk.

Edhe pse është një ndeshje shumë e vështirë, bardhekaltërit janë shprehur optimistë për fitore, përcjellë “Lajmi.net”.

Mirëpo, për të arritur suksesin, Prishtina kërkon ndihmën e tifozëve.

Përmes një videoje promovuese, Prishtina i ka ftuar të gjithë tifozët e saj që të jenë të pranishëm nesër në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Deri më tani është vërejtur një interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve për sfidën ndaj ekipit bjellorus.

Takimi Sigal Prishtina-Tsmoki Minsk, fillon nesër prej 18:30. /Lajmi.net/