Interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve për t’iu bashkuar ‘Dardanëve’ (FOTO) – Lajmi.net
Interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve për t’iu bashkuar ‘Dardanëve’ (FOTO)
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 21:57, 28 March 2017
Tifozët zyrtar të Kombëtares së Kosovës, Dardanët, po rriten çdo ditë e më shumë.

Tifozë të Kombëtares së Kosovës nga gjitha qytetet e Kosovës, po i bashkohen ‘Dardanëve’, për ta fuqizuar edhe më shumë këtë tifo grup.

Lajmi.net mëson se pas ndeshjes me Islandën, ka pasur interesim të madh të shumë tifozëve për t’iu bashkuar Dardanëve.

Kjo ka bërë që kryesia e ‘Dardanëve’ të zgjerohet edhe më shumë, pasi këtij grupi i janë bashkuar tifozë edhe nga ato qytete ku nuk kanë pasur përfaqësues.

Në takimin e fundit që ka pasur ky grup, ku janë anëtarësuar 40 tifozë të rinj, është diskutuar mbarëvajtja e organizimit të ndeshjes Kosovë – Islandë, e menjëherë kanë nisur punën për organizimin e radhës, që do të jetë në ndeshjen e 11 qershorit, ku Kosova luan ndaj Turqisë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Fjalët kyçe: Dardanët

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2