Interesat dhe mospajtimet politike po i bllokojnë dy institucione vitale për Kosovën – Lajmi.net
Interesat dhe mospajtimet politike po i bllokojnë dy institucione vitale për Kosovën
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 17:11, 24 May 2018
Dy institucione të pavarura të vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Gjykata Kushtetuese  po thuajse janë bërë jo funksionale, krejt kjo për shkak të interesave e mospajtimeve mes partive politike.

KQZ, është jo funksionale për më shumë se një muaj, pasi anëtarëve të saj u ka skaduar mandati, ndërsa që partitë politike ende nuk kanë dërguar në Presidencë propozimet e tyre.

Në të njëjtën rrugë është duke shkuar edhe Gjykata Kushtetuese,  pas dështimit në javën e kaluar të Kuvendit të Kosovës për votimin e anëtarëve të Kushtetueses.

Ky institucion nga mesi muajit qershor do të jetë funksional, pasi anëtarëve të saj u skadon mandati, ndërsa që deri të një votim tjetër për anëtarët e ri do të duhen edhe disa muaj.

Profesori universitar Mazllum Baraliu, ka thënë për lajmi.net  se është për keqardhje se si ende po vazhdojnë pretendimet e partive politike ndaj institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë.

Ai ka thënë se mos votimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  është  përpjekje e subjekteve politike për t’i shtyrë përpara kandidatët e tyre të preferuar e në mos edhe militant partiake të cilët më vonë mund të punonin me ndërhyrje nga politika.

“Edhe kësaj radhe po na përsëritet një riciklim veprimesh me pretendime, se ndryshe nuk mund të interpretohet për të pasur interferim politikë dhe ndikim në punën e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Baraliu për lajmi.net.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar nuk arritën të votojnë për emërimin e tre anëtarëve  shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese , ndërsa që votuan  për atë të komunitetit serb, Radomir Laban për të cilin tha se ka të kaluar kriminale, e dekretimin e të cilit ka refuzuar të bëjë edhe presidenti Thaçi deri në zbardhjen e  të kaluarës së tij.

Për mos votim të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar dhe deputeti  i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka bërë fajtorë partitë opozitare, ndërsa ka thënë se funksionalitetit i Gjykatës Kushtetuese është vënë në dyshim.

“E dhimbshme që Parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!”, ka shkruar ndër të tjera Nitaj.

Në një tjetër institucion i rëndësishëm i cili ka mbet jo funksional është KQZ.

Kjo pasi partitë politike ende nuk kanë dorëzuar propozimet e tyre në Presidencë.

E kjo vonesë është duke ndodhur kryesisht nga mosmarrëveshjet me partive të koalicionit PAN, lidhur me numrin e përfaqësimit të anëtarëve në KQZ.

Ndërsa për Mazllum Baraliun edhe ky institucion po bllokohet për shkak të ambicieve të partive politike.

“Dëshira për përftime të subjekteve politike, se kush ti marrë  dy ose një anëtarë, ka tejkaluar të gjitha mandatet kushtetuese të parapara për propozimin,  a po zgjedhjen e anëtarëve të rijnë të këtij institucionit të pavarur”, ka thënë Baraliu për lajmi.net.

Valdete Daka e rizgjedhur edhe në një mandate në krye të KQZ-së, ditë më parë ka thënë se ky institucion është në një situatë të çuditshme./Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO