Interesante, ja sa vota është Vetëvendosja para PAN-it në Vushtrri

Ka përfunduar numërimi zyrtar i votave në Komunën e Vushtrrisë, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Lajme

12/06/2017 18:52

Sipas numërimit zyrtar të votave nga KQZ, Vetëvendosje ka dalë partia e parë në Vushtrri, me 9.593 vota të fituara, vetëm shtatë më shumë se koalicioni PDK-AAK-NISMA.

PAN përfundoi në vendin e dytë në Komunën e Vushtrrisë, me 9.486 vota.\

Në vendin e tretë në këtë komunë doli koalicioni LDK-AKR, i cili fitoi 5.647 vota.